Pas takimit të sotëm të grupit të punës për ekonomi, tregti dhe inovacion Ministri bullgar i Inovacionit dhe Zhvillimit Daniel Lorer dhe Fatmir Besimi - Ministër i Financave i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallën një Mekanizëm për transparencë të investimeve ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut
Mekanizmi do të synojë që çdo investitor nga Bullgaria apo Maqedonia e Veriut të jetë në gjendje, në rast se ka dyshimin më të vogël për diskriminim apo trajtim të pabarabartë nga autoritetet qendrore, të sinjalizojë për problemet, kështu qe ato të arrijnë nivelin më të lartë politik.
“Nuk e dimë nëse kjo po ndodh, por duam të kemi transparencë që të mos ketë spekulime”, tha Ministri Lorer. Ai premtoi se në kuadër të Mekanizmit do të sigurohet mbështetje për zonat rurale. Grupet e reja të punës muajin e ardhshëm do të punojnë për përmirësimin e mjedisit për investime, bujqësi, standarde ekonomike në të dyja anët e kufirit.Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një analizë sektoriale të tregut të ushqimeve. Pas kontrolleve të kryera nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në mbi 300..
Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Bashkëpartiaku i..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..