Kanë kaluar 25 vjet nga një nga datat më të paharrueshme në jetën politike bullgare - 4 shkurt 1997. Protestat masive për shkak të dështimit të qeverisë për të përballuar një sërë krizash e detyruan Kryeministrin Zhan Videnov të japë dorëheqjen në fund të vitit 1996. Pushteti kaloi në duart të Presidentit Zheljo Zhelev pak ditë para se t'ia dorëzonte postin pasuesit të tij Petër Stojanov, ndërsa Partia Socialiste Bullgare /BSP/ mori mandat për të formuar një qeveri. Mirëpo, Presidenti Zhelev refuzoi t'ia dorëzonte atë kandidatit të tyre për Kryeministër, Nikollaj Dobrev. Kjo situatë e vuri Presidentin e ardhshëm para një detyre të vështirë.
Stojanov vazhdoi t’i zbatojë detyrimet e veta sipas Kushtetutës, por në fjalimin e parë u bëri thirrje socialistëve që ta kthejnë mandatin të parealizuar. BSP e respektoi këtë kërkesë të Presidentit dhe Dobrev e ktheu mandatin. Presidenti emëroi një qeveri të përkohshme të kryesuar nga Stefan Sofianski, e cila zbuloi shkallën e katastrofës ekonomike, mbrojti monedhën kombëtare, duke arritur marrëveshje për krijimin e një Bordi Monetar dhe aplikoi për anëtarësimin e Bullgarisë në NATO. Dhe e gjithë kjo vetëm pak muaj para zgjedhjeve të prillit të atij viti, të fituara me shumicë absolute nga Forcat e Bashkuara Demokratike.Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..
Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..
Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha..