8142 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 9152 një ditë më parë. 75.6% e të sapoinfektuarve nuk janë të imunizuar. 22% e 37006 testeve të kryera janë pozitive, që është gjithashtu një rënie prej 4%, sipas portalit coronavirus.bg. Incidenca në baza javore për vendin është tashmë 823 për 100 000 krahasuar me 1728 për 100 000 në një bazë 14 ditore.
Numri i të sëmurëve aktivë është rritur me 2066 në 257 488 veta. Numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur me 200 në 6124. 568 persona të infektuar mjekohen në terapinë intensive. Nga 863 të sapoardhur në spital, 85,4% nuk janë të vaksinuar.
96 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh. 85 nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. 5980 janë shëruar.
Të enjten janë dhënë 10 084 vaksina. 2 006 975 persona kanë përfunduar imunizimin.Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..