8142 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 9152 një ditë më parë. 75.6% e të sapoinfektuarve nuk janë të imunizuar. 22% e 37006 testeve të kryera janë pozitive, që është gjithashtu një rënie prej 4%, sipas portalit coronavirus.bg. Incidenca në baza javore për vendin është tashmë 823 për 100 000 krahasuar me 1728 për 100 000 në një bazë 14 ditore.
Numri i të sëmurëve aktivë është rritur me 2066 në 257 488 veta. Numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur me 200 në 6124. 568 persona të infektuar mjekohen në terapinë intensive. Nga 863 të sapoardhur në spital, 85,4% nuk janë të vaksinuar.
96 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh. 85 nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. 5980 janë shëruar.
Të enjten janë dhënë 10 084 vaksina. 2 006 975 persona kanë përfunduar imunizimin.Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..