Për t'u modernizuar dhe për të pasur fitime, Holdingu i Hekurudhave Shtetërore Bullgare /BDZ/ dhe kompanitë shtetërore për transport pasagjerësh dhe mallrash do të bashkohen, njoftoi ministri i transportit Nikollaj Sëbev.
“Kështu do të rrisim produktivitetin dhe do të mund të menaxhojmë shpenzimet”, tha Sëbev.
Ministri premtoi se BDZ do të rehabilitohet deri në vitin 2023. Nuk planifikohet rritje e shpejtë e shpejtësisë. Do të punohet për zbatimin e orarit dhe përmirësimin e shërbimit për të fituar një pjesë më të madhe të tregut dhe për ta bërë hekurudhën më tërheqëse për qytetarët dhe bizneset. BDZ është planifikuar të hyjë në tregun e kapitalit në vitin 2024, shpjegoi ministriVetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..