Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po hetojnë lëshimin e “pasaportave të arta” kundrejt investimeve

Hristo Krëstev
Foto: BGNES

Filloi procedura paraprake për të ashtuquajturat “pasaporta të arta”. Po hetohet një grup i organizuar kriminal që ka vepruar nga viti 2015 deri në vitin 2021 për të dhënë shtetësi bullgare kundrejt investimeve. Po kontrollohet pjesëmarrja e punonjësve të Agjencisë së Investimeve të Huaja.

Grupi mund të dëmtojë interesat e Bullgarisë në zonën Shengen dhe heqjen e vizave për në Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar Hristo Krëstev.

Janë kërkuar dokumente dhe informacion nga Agjencia Bullgare e Investimeve, Ministritë e Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria “Migracioni”. Për rastin do të informohen Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, tha Krëstev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 gushtin

Natën , në disa vende në pjesën qendrore dhe lindore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Deri në mëngjes reshjet do të ndalen. Vranësirat do të ulen nga perëndimi. Do të ketë erëra të moderuara, në Fushën e Danubit dhe Ultësirën..

botuar më 25-08-22 7.30.MD
Borisllav Gucanov

Rreth një e katërta e ekonomisë së Bullgarisë ndodhet në sektorin informal

"Rreth një e katërta e ekonomisë bullgare – afërsisht 23–24% – është në sektorin informal. Nga ana tjetër, mungojnë para për pensione, për të rinjtë, për nënat, për vitin e dytë të lejes së lindjes. Si të mjaftojnë fondet, kur një pjesë e biznesit..

botuar më 25-08-22 2.47.MD

Kriza e ujit në vend po thellohet

Mbi 260 000 njerëz në vend janë tashmë nën racionim të ujit. Kriza e ujit ka përfshirë 16 qytete dhe 283 fshatra. Situata është më e rëndë në zonat e Pleven, Bllagoevgrad, Tërgovishte, Veliko Tërnovo, Lloveç, Kjustendill dhe Pernik. Dje, 21..

botuar më 25-08-22 11.03.PD