Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretari amerikan i shtetit Derek Chollet përshëndeti prioritetet e qeverisë bullgare

Foto: BGNES

Në kuadrin e turneut të tij në disa shtete Këshilltari i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet, vizitoi Sofjen, në krye të një delegacioni të zyrtarëve të lartë, njoftoi BTA. Vizita e Chollet në vendin tonë është vazhdimësi e dialogut strategjik dypalësh midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili filloi në janar 2020. Qëllimi i vizitës më 8 shkurt ishte të trajtonte një gamë të gjerë temash në lidhje me përmirësimin strategjik të marrëdhënieve të qëndrueshme dypalëshe, forcimin e sigurisë dhe prosperitetit tonë të përbashkët dhe vazhdimin e bashkëpunimit transatlantik në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Këshilltari Chollet vlerësoi rezultatet e bisedimeve të tij me përfaqësuesit e qeverisë bullgare, duke përfshirë Ministrin e Ekonomisë Asen Vasilev, Ministrin e Mbrojtjes Stefan Janev dhe Ministren e Punëve të Jashtme Teodora Gеnçovska. Derek Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin agjendën ambicioze të qeverisë së re bullgare dhe do të ishin të lumtur ta mbështesin atë në trajtimin e pandemisë Covid-19, korrupsionit, ndryshimeve klimatike, diversifikimit të energjisë dhe çështjeve të tjera kyçe.

Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Sofje, këshilltari Chollet u njoh me një pjesë të trashëgimisë së pasur kulturore të kryeqytetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësi i

Asen Vasilev mbi përzgjedhjen e menaxherit special të “Lukoil” në Bullgari: "Një shaka e keqe"

Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..

botuar më 25-11-14 4.42.MD

Radev dhe Sijarto: Rikthimi i paqes në Evropë është i mundur përmes diplomacisë

Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..

botuar më 25-11-13 3.49.MD

Parlamenti kapërceu veton e presidentit mbi ndryshimet që përkojnë “Lukoil”

Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..

botuar më 25-11-13 12.54.MD