Në kuadrin e turneut të tij në disa shtete Këshilltari i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet, vizitoi Sofjen, në krye të një delegacioni të zyrtarëve të lartë, njoftoi BTA. Vizita e Chollet në vendin tonë është vazhdimësi e dialogut strategjik dypalësh midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili filloi në janar 2020. Qëllimi i vizitës më 8 shkurt ishte të trajtonte një gamë të gjerë temash në lidhje me përmirësimin strategjik të marrëdhënieve të qëndrueshme dypalëshe, forcimin e sigurisë dhe prosperitetit tonë të përbashkët dhe vazhdimin e bashkëpunimit transatlantik në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Këshilltari Chollet vlerësoi rezultatet e bisedimeve të tij me përfaqësuesit e qeverisë bullgare, duke përfshirë Ministrin e Ekonomisë Asen Vasilev, Ministrin e Mbrojtjes Stefan Janev dhe Ministren e Punëve të Jashtme Teodora Gеnçovska. Derek Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin agjendën ambicioze të qeverisë së re bullgare dhe do të ishin të lumtur ta mbështesin atë në trajtimin e pandemisë Covid-19, korrupsionit, ndryshimeve klimatike, diversifikimit të energjisë dhe çështjeve të tjera kyçe.
Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Sofje, këshilltari Chollet u njoh me një pjesë të trashëgimisë së pasur kulturore të kryeqytetit.Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i..