Ministria e Punëve të Jashtme bullgare lëshoi një deklaratë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Në deklaratë thuhet se Bullgaria nuk njeh dhe dënon aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Arsyeja e deklaratës është thirrja e Dumës Shtetërore të Federatës Ruse për njohjen e rajoneve të shkëputura Lugansk dhe Donjeck. Një kërkesë për këtë reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme është bërë përmes një note të Ambasadorit të Ukrainës në Bullgari Vitali Moskalenko.
“Republika e Bullgarisë dënon veprimet agresive të Federatës Ruse, që çojnë në një përshkallëzim të paprecedentë të tensioneve ushtarake në Evropë në nivelet e Luftës së Ftohtë dhe bën thirrje për de-përshkallëzim”, thuhet në deklaratë.
Nesër do të mbahet një takim i Këshillit Evropian, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kirill Petkov. Ndër temat e diskutuara do të jetë situata në Ukrainë.Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për gazetarët në fshatin Dren, komuna e Radomirit, ku mori pjesë në shënimin e 35-vjetorit të krijimit të..
Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për..
Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë si rezultat i sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit. Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..