“Kerana dhe Kozmonautët” është një grup relativisht i ri, me prezencë si në skenat e festivalit, ashtu edhe në klubet në vendin tonë. Kerana është pseudonimi artistik i vokalistes, ndërsa "kozmonautët" janë Pavell Vidov /kitarë/, Elena Illçeva /bas/, Presllav Peev dhe Nikollaj Bobçev /saksofon/, Dimitër Pençev /bateri/ dhe Stoill (Stu) Ivanov, i cili hyn në role të ndryshme, prandaj e paraqitin si +1.
Muzika e tyre është një përzierje dinamike e reggae, ska, punk, funk, hip-hop. Vitin e kaluar, në tregun muzikor u përhap albumi i ri i grupit “Ursa Miner”, nga i cili është kënga “Çfarë po ndodh”. Muzika dhe aranzhimi janë vepër e të gjithë pjesëmarrësve në grup, ndërsa teksti është i Keranës. Ai tregon për jetën e përditshme të shumë prej bashkëkohësve tanë të rinj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..