Rëndësia e rajonit të Detit të Zi, zona Shengen dhe marrëdhëniet dypalëshe ishin temat kryesore të bisedës mes Nënpresidentes Ilijana Jotova dhe Ambasadores rumune, Shkëlqesisë së saj Brândușa Predescu.
Nënpresidentja theksoi nevojën për të përfshirë projektet e Detit të Zi në Planet Kombëtare të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. U diskutua edhe tema e anëtarësimit të dy vendeve në Shengen, si dhe nevoja për veprim të koordinuar.
Këtë vit shënohet 30 vjetori i Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Në këtë lidhje, Ambasadorja rumune vuri në dukje dialogun dinamik mes dy qeverive. Nga ana e saj, Nënpresidentja Jotova theksoi projektet në kuadër të Strategjisë së Danubit dhe e falënderoi shtetin rumun për kujdesin ndaj komunitetit bullgar.Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në sferat e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, arsimit, turizmit. Vendi ynë mund të jetë më i dukshëm..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas të dhënave të Eurostat të cituara nga BNR Horizont. Në Bullgari, kjo përqindje arriti në 11.8%, ku..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..