Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Jotova dhe Ambasadorja rumunе diskutuan tema të rëndësishme me interes të përbashkët

Foto: president.bg

Rëndësia e rajonit të Detit të Zi, zona Shengen dhe marrëdhëniet dypalëshe ishin temat kryesore të bisedës mes Nënpresidentes Ilijana Jotova dhe Ambasadores rumune, Shkëlqesisë së saj Brândușa Predescu.

Nënpresidentja theksoi nevojën për të përfshirë projektet e Detit të Zi në Planet Kombëtare të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. U diskutua edhe tema e anëtarësimit të dy vendeve në Shengen, si dhe nevoja për veprim të koordinuar.

Këtë vit shënohet 30 vjetori i Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Në këtë lidhje, Ambasadorja rumune vuri në dukje dialogun dinamik mes dy qeverive. Nga ana e saj, Nënpresidentja Jotova theksoi projektet në kuadër të Strategjisë së Danubit dhe e falënderoi shtetin rumun për kujdesin ndaj komunitetit bullgar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha dhe BSP u konsultuan për futjen e lëndës së fesë në shkolla

Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..

botuar më 25-11-05 9.35.PD

Festivali Sofia Experimental bashkon artistë nga 6 vende

Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..

botuar më 25-11-05 5.05.PD

Parashikimi i motit për 5 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..

botuar më 25-11-04 7.35.MD