Shumë afër qytetit të Mëglizhit, mes shpateve të malit Stara Pllanina, është zhytur Manastiri i Mëglizhit "Shën Nikollaj”. Supozohet se është themeluar gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1393). Pas rënies së tokave tona nën sundimin osman në shekullin e 14-të, manastiri i shenjtë është plaçkitur dhe djegur jo një herë nga pushtuesi, por çdo herë është rindërtuar nga popullsia vendase. Ndërtimi i tempullit të tanishëm filloi në vitin 1834. Kompleksi përbëhet nga një kishë me një nef, banesa dhe godina bujqësore, si dhe dy kisha të vogla kushtuar Shenjtorëve Pjetër dhe Pali dhe Kryeengjëllit Mihail. Pranë manastirit ka pasur dhe një shkollë.
Të dhënat historike tregojnë se Vasill Levski ka qëndruar tre herë në Manastirin e Mëglizhit gjatë turneut të tij në Bullgari, së bashku me bashkëmendimtarin e tij, priftin Hariton, herën e parë në vitin 1869, thonë studiuesit. Ashtu si shumica e strehëve të Levskit, edhe kjo në Manastirin e Mëglizhit ka pasur dy hyrje. Njëra prej tyre ka qenë e fshehtë, në mënyrë që Dhjaku të mund të shpëtojë nga turqit në çdo moment. Është interesante se hyrja në fjalë ka qenë nën shtrat, në një dollap të lidhur me një tunel që ta çojë Apostullin në pyll. Në ditët e sotme, tuneli është i rrethuar me mure.
Në vitin 2017, qelia ku ka qëndruar Vasill Levski u restaurua nga një grup piktorësh dhe zejtarësh nga Mëglizhi me idenë për ta rikthyer pamjen autentike të strehimores së Apostullit dhe për të ruajtur një pjesë të historisë bullgare. Në ditët e sotme, qelia e Dhjakut është kthyer në muze dhe është pjesë e Manastirit të Mëglizhit, i cili tërheq vizitorë nga i gjithë vendi dhe jashtë.
Më shumë hollësi për manastirin mund të lexoni në artikullin tonë “E kaluara e manastirit Mëglizh është e mbështjellë në mister”
Lexoni më shumë edhe në: “Nëpër vendet e shenjta të Apostullit”
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Manastiri i Mëglizhit dhe dolap.bg
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga..