Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar pushtoi Kilimanxharon në mbështetje të fëmijëve nga Kenia

| rinovuar më 22-02-18 12.03.MD
Martin Petrov
Foto: arkiv personal

Martin Petrov nga Vidini pushtoi pikën më të lartë në Afrikë për qëllime bamirëse, raportoi BTA. Bullgari ngriti flamurin e Bullgarisë në majën Uhuru (Kilimanxharo) - 5895 m, së bashku me flamurin e “Lions Clubs” më 17 shkurt në orën 9:30, sipas kohës lokale. Ekspedita e tij ka qëllime bamirëse “Kilimanxharo për fëmijët”, ose “Kili For Kids” dhe është pjesë e Iniciativës Ndërkombëtare të Fondacionit pranë “Lions Clubs” (LCIF) “Kilimanjaro for Kids” për të mbledhur fonde për një qendër trajnimi për fëmijë, jetimë dhe prindër të vetëm në Keni. Motoja e pjesëmarrjes bullgare në fushatë është "Jo të gjithë ne mund të ngjitemi në mal, por të gjithë mund t'i ndryshojmë gjërat!"

Alpinisti duhet të zbresë nga maja dhe të arrijë në pikën e nisjes në mbrëmjen e 18 shkurtit

Kilimanxharoja është i vetmi vend në Afrikë ku ka borë dhe mesatarisht rreth 40 për qind e njerëzve që kanë bërë provë për ta pushtuar e arrijnë këtë. Sipas statistikave, mesatarisht 10-15 njerëz në vit vdesin duke bërë provë për ta ngjituratë. Gjatë rrugës për në majë kalohet nëpër pesë ekosisteme të ndryshme - nga savana e gjer te shkretëtira alpine. Në krye, në një kuti druri, është vendosur një libër në të cilin kushdo që e ka pushtuar Uhurun shkruan mesazhin e tij. Pikërisht aty Petrov shkroi "Ubuntu – unë jam, sepse jemi ne!". Ubuntu është fjala që shpreh ndjeshmërinë dhe besimin mes njerëzve në Afrikë.

Kjo nuk është ngjitja e parë të Martin Petrovit kushtuar një kauze të veçantë. Në vitin 2020, bullgari pushtoi Mont Blanc dhe ia kushtoi suksesin e tij luftës kundër diabetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Radio Bullgaria" e Radios Kombëtare Bullgare fillon një podkast për komunat tona ortodokse jashtë vendit

Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..

botuar më 25-01-31 3.08.MD

Studentët nga Universiteti i Sofjes ishin mysafirë të Radio Bullgarisë

Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..

botuar më 25-01-30 9.45.MD

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..

botuar më 25-01-30 4.11.MD