Më 19 shkurt 1882, në vendin më të lartë në Sofje në atë kohë, në juglindje nga kisha “Shën Sofia”, është vendosur guri themeltar i katedrales në kryeqytetin bullgar. Kisha-monument është e ndërtuar në shenjë nderimi ndaj çliruesve të Bullgarisë nga Sundimi Osman, në bazë të idesë së politikanit dhe një figurë publike bullgare Petko Karavellov.Më 17 dhjetor 1880 Kuvendi i Dytë i Zakonshëm Popullor vendos të ndërtojë një katedrale në Sofje në emër të princit rus shenjtor Aleksandër Nevski, mbrojtësi qiellor i mbretit çlirimtar Aleksandër II. Realisht ndërtimi i katedrales fillon gjatë vitit 1904, kurse kambanat e sajranë për herë të parë në Sofje në vitin 1913.
Kisha është një bazilikë monumentale me pesë-nefe me kupolë kryq me një para hyrje dhe një kambanore mbi të.Ajo është e ndërtuar në bazë të shembullit të katedraleve të tipit bizantin në Rusi nga gjysma e dytë të shekullit të 19, duke u përdorur dhe forma të tjera mesjetare bullgare dhe forma të tjera arkitekturore. Godina është e shtrirë mbi një sipërfaqe prej 3170 metrave katrore dhe mbledh 5000 veta. Kupolat e kishës janë të praruara. Kambanorja ngrihet në një lartësi prej 53 metra, tempulli ka 12 kambana.Fasadat janë zbukuruar me gdhendje precize guri. Në bodrumin e tempullit ndodhet Kripta /muze/, ku mund të shihni kryeveprat e artit bullgar mesjetar dhe të Rilindjes.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..
Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..