Kënga “Ferri” e muzikantit të njohur belg Stromae u realizua me Trion e Këngëve Popullore Bullgare “Orenda”. Formacioni u krijua nga bashkudhëtarja jonë Stefka Miteva, e cila prej vitesh jeton në kryeqytetin francez Paris. Ajo jo vetëm që është një nga këngëtaret, por është edhe autore e pjesës më të madhe të aranzhimeve të këngëve të cilat interpreton trioja. Stefka Miteva është pedagoge e teorisë së muzikës dhe vokaleve xhaz në konservatorin në Banjolet (Bagnolet), drejton një seminar xhaz për të rritur dhe adoleshentë. Nuk janë pak edhe shfaqjet skenike të formacionit “Orenda”. Një nga koncertet më emocionuese me pjesëmarrjen e tyre u bë edhe shkak për bashkëpunimin me Stromae.
“Në shtator 2019 me “Orenda” kënduam në Stad djo Frans, bashkë me reperin e njohur francez Maître Gims - tregon Stefka Miteva para Radio Bullgarisë. – Ky interpretim e tërhoqi vëmendjen e artistit belg Stromae, i cili ka popullaritet të madh në Francë dhe në botë. Bashkëpunimi ynë ishte i sinqertë dhe frymëzues. Pasi ai më prezantoi projektin që po përgatiste, unë i shtova këngës një hyrje të bazuar në ndjesinë që e ngjall teksti dhe muzika e krijuar nga Stromae dhe bashkëpunëtorët e tij. Me dëshirë të tij kënga është në stilin bullgar. E kënduam dhe e incizuam me trion e mi “Orenda” me soliste Sandrine Conry. Gëzohemi se kënga doli para diksut Multitude Multitjud, gjë që do të thotë shumë domethënëse, shumë kuptimplotë. Videoja thellësisht emocionuese e këngës “Ferri” ka miliona shikime, gjë që flet për talentin e madh të artistit belg. Teksti është për vetëvrasjen – një temë për të cilën flitet rrallë, por prek më shumë njerëz sesa e imagjinojmë. Komentet në rrjetet sociale, janë kryesisht për forcën emocionale që buron nga kënga. Besojmë se edhe zërat bullgarë të trios “Orenda” kanë një kontribut për ndikimin e këngës mbi njerëzit e të gjithë botës.
Është mirë të dihet, se fjala e vjetër bullgare “orenda” do të thotë “frymë e jetës”, “energji në çdo gjë”. Besoj se “Ferri” është një këngë katarsis, e cila do t’i pastrojë shpirtrat dhe do t’u japë atyre një frymë të re jete.”
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFoto: Facebook/stromae, Facebook/Orenda-trio
"Gjithmonë më ka emocionuar problemi i ndërtimit të një stili muzikor bullgar", – shkruan klasikui ynë i madh Ljubomir Pipkov, autor i disa prej shembujve më të rëndësishëm të krijimtarisë sonë nga shekulli i kaluar. Realizimi i tij, jo vetëm si..
Qyteti i Pravecit po bëhet një skenë për muzikën klasike nën qiellin e hapur. Nga 18 deri më 20 korrik 2025, bregu piktoresk i liqenit dhe sheshi qendror i qytetit do të presin edicionin e 20-të përvjetor të Pravets Art Nights - një ngjarje që ka..
Bashkia e Banskos na premton tre mbrëmje të paharrueshme për fansat e muzikës rok. Nga 17 deri më 19 korrik, disa nga grupet më të dashura të rokut në vendin tonë do të ngjiten në skenën e resortit në malin Pirin - "Ahat" , “No more many more”..
"Gjithmonë më ka emocionuar problemi i ndërtimit të një stili muzikor bullgar", – shkruan klasikui ynë i madh Ljubomir Pipkov, autor i disa prej shembujve..
Qyteti i Pravecit po bëhet një skenë për muzikën klasike nën qiellin e hapur. Nga 18 deri më 20 korrik 2025, bregu piktoresk i liqenit dhe sheshi qendror..