Hapësira ajrore e Ukrainës është e mbyllur, gjë për të cilën do të fillojë evakuimi tokësor i qytetarëve bullgarë nga vendi, në koordinim me përfaqësitë e tjera diplomatike të huaja me të cilat mbajmë kontakte, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mitko Dimitrov për Radio Bullgarinë. Më shumë se 110 shtetas bullgarë kanë shprehur tashmë dëshirën për të evakuuar:
“Evakuimi do të bëhet me automjete personale. Veçmas ka rreth 4000 njerëz që jetojnë në Ukrainë që shprehën dëshirën për të ardhur në Bullgari, këta janë njerëz të ndryshëm nga shtetas bullgarë. Ministri i jashtëm urdhëroi që diplomatë tanë nga Polonia, Rumania dhe Moldavia të sigurojnë kalim pa probleme të bashkatdhetarëve tanë në pikat kufitare – pasi të fillojë evakuimi tokësor ata do të shoqërohen.”
Ambasada bullgare në Kiev formoi një shtab i cili mban kontakte të përhershme me bashkatdhetarët tanë dhe regjistron të dhënat aktuale dhe vendndodhjen për të pasur kontakt të drejtpërdrejtë me ta. Rekomandimi ynë për bashkatdhetarët tanë është që të qëndrojnë në shtëpi.”
Institucionet bullgare po punojnë në koordinim, ku prioriteti numër një është largimi i shtetasve bullgarë nga Ukraina, theksoi më herët sot kryeministri Kiril Petkov pas bisedimeve në presidencë.
“Me Ministrinë e Transportit organizojmë transport tokësor. Për pritjen e 4 mijë personave të përmendur. Do të organizojmë edhe baza me Ministrinë e Turizmit për t'i përdorur që të pranojmë këtë numër të madh njerëzish. Në të njëjtën kohë, po punojmë me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për të organizuar përpunimin e shpejtë të të dhënave të këtyre personave në mënyrë që t’i pranojmë ata”.
Kryeministri shprehu kategorikisht qëndrimin bullgar: “Ne dënojmë ashpër veprimet e Federatës Ruse. Kjo është e papranueshme dhe Bullgaria do të flasë në një zë me BE-në dhe NATO-n”.
Informacioni që disponon Ministria e Jashtme është se në disa pjesë të Ukrainës u ndërpre energjia elektrike dhe pritet të mbyllen edhe operatorët celularë.
Më shumë informacion sesi shtetasit bullgarë mund të kontaktojnë me përfaqësitë diplomatike të Bullgarisë në Ukrainë mund të gjeni në faqen shqip të Radio Bullgarisë.
Shtetasit bullgarë mund të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike të Bullgarisë në Ukrainë në numrat telefonikë të mëposhtëm: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kiev: +38044 2354389; +380442352202; telefonat e shërbimit gjatë orarit jo të punës: +380442467237; +380442467672; Ambassy.Kiev@mfa.bg ; Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Bullgarisë në Odes: +38 048 746 65 54; +38 048 746 65 58; +38 048 746 63 75; Numri i telefonit të urgjencës gjatë orarit jo të punës: +380682930048; E-mail: Konsullata.Odessa@mfa.bg
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi..
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa..