Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ende nuk ka alternativa të varësisë së saj energjetike nga Rusia

Foto: BGNES

Vendimi për njohjen e pavarësisë së rajoneve të Doneckut dhe Luganskut në pjesën lindore të Ukrainës, i shpallur në një fjalim të posaçëm nga Presidenti rus Vlladimir Putin, u kritikua ashpër nga vendet evropiane dhe komuniteti ndërkombëtar.

Kancelari gjerman Olaf Sholc e caktoi njohjen e rajoneve të Doneckut dhe Luganskut republika, si një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe shpalli se pezullon procedurën e certifikimit të gazsjellësit “Rryma Veriore 2”. Ky është vetëm një hap konkret, por mund të pësojnë më shumë sanksione kundër Rusisë, paralajmëroi kancelari.


Pasiguria dhe paqëndrueshmëria, në të cilat ndodhet Ukraina padyshim do të ndikojnë mbi çmimet e një nga lëndët e para energjetike më të rëndësishme për Evropën – gazi natyror. Ata në mënyrë të pashmangshme do të rriten dhe do të prekin xhepat e konsumatorëve në të gjithë BE-në, për shkak të tregut të përbashkët energjetik.

“Ky është një treg i cili është po aq elastik si një balonë. Kur e shtyni nga njëra anë, ajo fryhet nga ana tjetër – komentoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Kryetari i Forumit Bullgar të Energjisë dhe Minierave Ivan Hinovski. – Kriza do të gjenerojë pamjaftueshmëri i marrëveshjeve të gazit në Evropë. Do të kërkohen skema për kompensimin e pamjaftueshmërisë nëpërmjet importit të gazit të lëngshëm nga ShBA-ja ose Katari. Në çdo rast, deficiti do të rrisë çmimet aq sa mund të përballojë tregu. Mendoj, se do të fillojë dhe një proces i uljes së kërkimit të lidhur me falimentimin e shoqatave dhe ndërprerjen e konsumit të tyre.”

Ivan Hinovski

Sa i përket Bullgarisë, sistemi energjetik i së cilës në shkallë të madhe varet nga importi i gazit nga Rusia, Hinovski tha, se vendi ynë humbi shumë kohë, në të cilën lidhjen ndër sistemeve me Greqinë të përfundohet, ndërsa resursi i terminalit në Aleksandrupolis të mbushet dhe të shfrytëzohet në mënyrë efikase. Ky është një hap drejt një alternative reale për furnizimin e gazit.

“Monopolistët nuk kanë asnjë interes të diversifikojnë tregun tona të gazit dhe për këtë arsye ndalojnë ose pengojnë realizimin e këtyre projekteve” – thekson eksperti. 

A ekziston ndonjë alternativë për vendin tonë, e cila të zvogëlojë varësinë e sistemit të tij energjetik nga Rusia?

Përgjigja e shkurtër është po, por ajo është ende duke punuar në një shkallë të kufizuar ose është në pritje të zbatimit me fonde nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Një nga vërejtjet që mori vendi ynë nga Komisioni Evropian është se planit të propozuar nga qeveria e parë e përkohshme e Stefan Janevit i mungojnë projektet specifike për të cilat Bullgaria duhet të marrë fonde:

“Grupi parlamentar i “Ka një popull të tillë” paraqiti tri projekte të ngjashme - sqaron Hinovski. - Njëri është për shfrytëzimin e mbeturinave shtëpiake për prodhimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes. Projekti tjetër lidhet me instalimet e oksigjen-hidrogjenit të projektuara për Ngrohjen Qendrore të Sofjes, të cilat do të reduktojnë shumë varësinë e ngrohjes nga gazi rus. Një instalim i tillë, i cili është një patentë bullgare, do të lejojë që konsumi i gazit natyror për prodhimin e të njëjtës sasi nxehtësie të bjerë deri në 60 për qind. Projekti i tretë ka të bëjë me energjinë gjeotermale, por është në fazën e studimit të fizibilitetit. Sipas asaj që shkruhet në të, rreth 10 për qind e energjisë termike në Sofje ka potencialin të jetë nga burime gjeotermale”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filip Kupfer

Kompanitë austriake në Bullgari presin një klimë të qëndrueshme biznesi në vitin 2025

Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..

botuar më 25-01-21 3.47.MD

Inflacioni nga viti 2021 deri më tani është 29.9%, për bukën - 43.3%

Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..

botuar më 25-01-19 12.15.MD

Bullgaria mbuloi standardin e Eurozonës për inflacionin në vitin 2024

Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..

botuar më 25-01-16 5.45.PD