Vendimi për njohjen e pavarësisë së rajoneve të Doneckut dhe Luganskut në pjesën lindore të Ukrainës, i shpallur në një fjalim të posaçëm nga Presidenti rus Vlladimir Putin, u kritikua ashpër nga vendet evropiane dhe komuniteti ndërkombëtar.
Kancelari gjerman Olaf Sholc e caktoi njohjen e rajoneve të Doneckut dhe Luganskut republika, si një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe shpalli se pezullon procedurën e certifikimit të gazsjellësit “Rryma Veriore 2”. Ky është vetëm një hap konkret, por mund të pësojnë më shumë sanksione kundër Rusisë, paralajmëroi kancelari.Pasiguria dhe paqëndrueshmëria, në të cilat ndodhet Ukraina padyshim do të ndikojnë mbi çmimet e një nga lëndët e para energjetike më të rëndësishme për Evropën – gazi natyror. Ata në mënyrë të pashmangshme do të rriten dhe do të prekin xhepat e konsumatorëve në të gjithë BE-në, për shkak të tregut të përbashkët energjetik.
“Ky është një treg i cili është po aq elastik si një balonë. Kur e shtyni nga njëra anë, ajo fryhet nga ana tjetër – komentoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Kryetari i Forumit Bullgar të Energjisë dhe Minierave Ivan Hinovski. – Kriza do të gjenerojë pamjaftueshmëri i marrëveshjeve të gazit në Evropë. Do të kërkohen skema për kompensimin e pamjaftueshmërisë nëpërmjet importit të gazit të lëngshëm nga ShBA-ja ose Katari. Në çdo rast, deficiti do të rrisë çmimet aq sa mund të përballojë tregu. Mendoj, se do të fillojë dhe një proces i uljes së kërkimit të lidhur me falimentimin e shoqatave dhe ndërprerjen e konsumit të tyre.”
Sa i përket Bullgarisë, sistemi energjetik i së cilës në shkallë të madhe varet nga importi i gazit nga Rusia, Hinovski tha, se vendi ynë humbi shumë kohë, në të cilën lidhjen ndër sistemeve me Greqinë të përfundohet, ndërsa resursi i terminalit në Aleksandrupolis të mbushet dhe të shfrytëzohet në mënyrë efikase. Ky është një hap drejt një alternative reale për furnizimin e gazit.
“Monopolistët nuk kanë asnjë interes të diversifikojnë tregun tona të gazit dhe për këtë arsye ndalojnë ose pengojnë realizimin e këtyre projekteve” – thekson eksperti.
A ekziston ndonjë alternativë për vendin tonë, e cila të zvogëlojë varësinë e sistemit të tij energjetik nga Rusia?
Përgjigja e shkurtër është po, por ajo është ende duke punuar në një shkallë të kufizuar ose është në pritje të zbatimit me fonde nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Një nga vërejtjet që mori vendi ynë nga Komisioni Evropian është se planit të propozuar nga qeveria e parë e përkohshme e Stefan Janevit i mungojnë projektet specifike për të cilat Bullgaria duhet të marrë fonde:
“Grupi parlamentar i “Ka një popull të tillë” paraqiti tri projekte të ngjashme - sqaron Hinovski. - Njëri është për shfrytëzimin e mbeturinave shtëpiake për prodhimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes. Projekti tjetër lidhet me instalimet e oksigjen-hidrogjenit të projektuara për Ngrohjen Qendrore të Sofjes, të cilat do të reduktojnë shumë varësinë e ngrohjes nga gazi rus. Një instalim i tillë, i cili është një patentë bullgare, do të lejojë që konsumi i gazit natyror për prodhimin e të njëjtës sasi nxehtësie të bjerë deri në 60 për qind. Projekti i tretë ka të bëjë me energjinë gjeotermale, por është në fazën e studimit të fizibilitetit. Sipas asaj që shkruhet në të, rreth 10 për qind e energjisë termike në Sofje ka potencialin të jetë nga burime gjeotermale”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për..