Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina është gati për negociata por do të mbrojë Kievin

Pasojat e qitjeve gjatë natës në një rajon banimi të Kievit, 25 shkurt 2022
Foto: EPA/BGNES

Ukraina është e gatshme të negociojë një status neutral me Rusinë, por kërkon garanci sigurie, tha këshilltari i presidentit ukrainas Mihajllo Podoljak.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Llavrov hprehu skepticizëm për deklaratën e Zelenskit se ai është i gatshëm të diskutojë neutralitetin e Ukrainës.

3 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për Ukrainën në pasqyrimin e agresionit rus, komentoi këshilltari. “Sigurisht që dje ishte një ditë e vështirë, edhe nata ishte e vështirë, do të jetë e vështirë sot, ndoshta nesër dhe pasnesër. “Këto janë ditë kyçe në të cilat do të bëhet e qartë se “kush është kush” në këtë vend, në rajon në përgjithësi dhe në botën globale”, tha Podoljak.

Luftimet po zhvillohen në vetë Kiev. Një grup diversantësh rusë me uniforma ukrainase që tentuan të depërtojnë në qendër u neutralizua. Një Su-27 ruse u rrëzua dhe piloti i avionit u kap.

Agjencia kombëtare ukrainase UNIAN raportoi se trupa ajrore ruse të desantit mbërritën në qytetin e Bjellorusisë Gomel për të zgjeruar sulmin ndaj Kievit. Luftimet vazhdojnë ende për aeroportin pranë lagjes Obollonski të kryeqytetit. Vazhdojnë sulmet me raketa ruse kundër të gjithë vendit.

Ministria e Mbrojtjes u bëri thirrje civilëve që nëse është e mundur të sulmojnë pushtuesit me kokteje molotov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria pret që së shpejti të pranohet në Shengenin tokësor

Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga..

botuar më 24-10-03 9.11.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..

botuar më 24-10-02 7.22.MD