Një javë përpara fillimit të Kreshmës së Madhe dhe një ditë para të Lidhurave të Mishit, Kisha Ortodokse Bullgare, ka caktuar një ditë për përkujtimin e shpirtrave të të ndjerëve. Është e quajtur akoma nga populli ynë, Përshpirtja e Madhe, por sipas Kishës, çdo një nga Përshpirtjet, kushtuar njerëzve të cilët kanë kaluar në botën e përtejme është me rëndësi të njëjtë.
Në kalendarin kishtar Përshpirtjet paraprijnë kreshmët e Pashkës, kreshmët e Shën Pjetrit dhe kreshmët e Krishtlindjes dhe sipas rregullit gjithmonë bien ditën e shtunë, e cila simbolizon vendosjen e Jezu Krishtit në varr. Prandaj është e pranuar që në ditët e Përshpirtjes të mos punohet, që të gjitha mendimet të drejtohen me lutje dhe me falënderime në kujtim të të ndjerëve.

Shërbesat fetare në kishat ortodokse janë për paqen e shpirtrave, me këngë të posaçme dhe speciale dhe kanun për të vdekurit. Sipas traditës përgatitet një grurë i zier i posaçëm riti i cili simbolizon Krishtin i cili ringjallet nga të vdekurit, prandaj dhe gruri është një element i detyrueshëm nga dhëniet në ditën e Përshpirtjes. Përveç grurit, në tavolinën e përbashkët marrin pjesë në mënyrë të detyrueshme buka dhe vera, të cilat personifikojnë trupin dhe gjakun e Krishtit. Gjatë kohës së bekimit të tyre prifti kalon tryezën me temjan të djegur, vendos një kryq mbi grurin e zier, këput një copë nga buka dhe derdh nga vera. Në lutje marrin pjesë që të gjithë priftërinjtë në kishë dhe përmendin emrat e të vdekurve, të shënuar nga besimtarët përpara shërbimet fetar. Pas fundit të shërbimit, besimtarët drejtohen afër tavolinës dhe shpërndajnë midis tyre ushqim me fjalët “Zoti ta falë”!

Është e pranuar që në këtë ditë të shkohet në varreza, ku të afërmit e të vdekurve i spastrojnë varet, mbjellin lule, që janë një shprehje të përkuljes ndaj mirësive të të vdekurve të dashur. Është pranuar po kështu mbi varrin e spastruar të derdhet verë e kuqe dhe të lihet të digjet një qiri kishtar, si simbol i besimit në Shpëtimin dhe pavdekshmërinë e shpirtit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Libri "Historia e bullgarëve në Târgoviște" synon të afirmojë identitetin e komunitetit bullgar në qytetin rumun Târgoviște (Targovishte) dhe të tregojë për zhvillimin e tij socio-ekonomik dhe kulturor. Këtë e deklaroi Lucia Costache, një nga..
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..