Ditën e martë, më 1 mars, Këshilli i Mediave Elektronike mori vendim për kufizimin e përkohshëm të transmetimit të informacionit të Russia Today dhe Sputnik në territorin e vendit tonë. Në arsyet e vendimit shënohet shkelja e rëndë të ligjit ndërkombëtar nga Federata Ruse dhe cenimi i integritetit territorial nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake kundër Ukrainës, si dhe masat kufizuese të marra brenda BE-së në përgjigje të krizës. Këshilli i Mediave Elektronike e justifikon vendimin edhe me ndalimin në Ligjin për Radion dhe Televizionin të provokimit të dhunës ose urrejtjes nëpërmjet mediave. Vendimi i është dërguar Komisionit Rregullativ të Komunikimeve, i cili duhet të marrë masa.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..