Ambasadorja italiane në Sofje Giuseppina Zarra bisedoi me Zëvendësministren e Jashtme Irena Dimitrova. U diskutua për partneritetin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh brenda BE-së dhe NATO-s dhe kriza e rëndë aktuale në Ukrainë.
Italia është partneri i katërt tregtar i Bullgarisë. Në vend ka mbi 12 000 kompani me pjesëmarrje italiane. Në të ardhmen, marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të forcohen, përfshi këtu partneritetin tregtar, nëpërmjet zgjerimit të fushëveprimit të tij në sektorët strategjikë të transportit, infrastrukturës, teknologjive digjitale dhe energjisë, njoftoi BTA pas takimit.
Për çështjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Dimitrova rikonfirmoi qëndrimin e Bullgarisë, duke theksuar përparimin në negociatat me Shkupin.Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..
Muajt e fundit kishte probleme në komunikimin me Ukrainën, tha Ivajllo Mirçev, deputet i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe anëtar i udhëheqjes së "Po, Bullgaria". Në diskutimin publik “Mburoja Demokratike..
Para Këshillit të Ministrave u vendos një oktapod i madh rozë me fryrje. Me këtë veprim, “Greenpeace – Bulgaria” i bëri thirrje qeverisë të ratifikojë Marrëveshjen Ndërkombëtare të Oqeaneve të OKB-së. Bullgaria ishte ndër vendet e para që nënshkroi..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se..