Ambasadorja italiane në Sofje Giuseppina Zarra bisedoi me Zëvendësministren e Jashtme Irena Dimitrova. U diskutua për partneritetin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh brenda BE-së dhe NATO-s dhe kriza e rëndë aktuale në Ukrainë.
Italia është partneri i katërt tregtar i Bullgarisë. Në vend ka mbi 12 000 kompani me pjesëmarrje italiane. Në të ardhmen, marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të forcohen, përfshi këtu partneritetin tregtar, nëpërmjet zgjerimit të fushëveprimit të tij në sektorët strategjikë të transportit, infrastrukturës, teknologjive digjitale dhe energjisë, njoftoi BTA pas takimit.
Për çështjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Dimitrova rikonfirmoi qëndrimin e Bullgarisë, duke theksuar përparimin në negociatat me Shkupin.Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav Borshosh lidhur me pjesëmarrjen e vendit në ekspozitën më të madhe ndërkombëtare të turizmit në botë,..
Nuk ka asnjë emergjencë apo kërcënim për sigurinë kombëtare, por ka shumë ndryshime dinamike në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov për Televizionin Nova. Kështu ai iu përgjigj pyetjes se përse u mblodh..
Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet përmes sigurisë për Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave. Tema e takimit ishte..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se..