Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DPS i dërgoi sinjal Prokurorisë për Kirill Petkovin për shkak të pasaportave të arta

Foto: arkiv

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) ka paraqitur një ankesë në Prokurori kundër kryeministrit Kirill Petkov në lidhje me të ashtuquajturat “pasaporta të arta”, të cilat u jepen të huajve në këmbim të investimeve të mëdha në vendin tonë. Sipas partisë, si ministër në detyrë i ekonomisë, kryeministri nuk ka respektuar ligjin e marrjes së shtetësisë, pasi në atë kohë nuk ka pasur asnjë urdhëresë për të kontrolluar çdo investim.

Deputeti Hamid Hamid bëri thirrje për një hetim "nëse, së bashku me qytetarët kinezë, ka edhe oligarkë rusë, që kanë marrë leje për qëndrim, ose pasaporta të arta për këtë arsye".


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut priti ambasadorin e ri bullgar në Shkup

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Bullgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov, punë të suksesshme dhe të frytshme në vend. “Vetë takimi përcjell mesazhe për thellimin e bashkëpunimit,..

botuar më 24-09-20 12.11.MD

Një kontroll i DANS hodhi poshtë një "lidhje bullgare" me pajisjet “Pager” të shpërthyer në Liban

Pas inspektimeve të Agjencisë Shtetërore "Siguria Kombëtare" (DANS), së bashku me Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë Doganore, u konstatua pa dyshim se asnjë pajisje komunikimi që përputhet me..

botuar më 24-09-20 11.44.PD

Eurodeputetja Elena Jonçeva u takua me pengjet bullgare në Jemen

Pas një udhëtimi të gjatë nga kryeqyteti Sana deri në qytetin port Hodeidah, arrita të takoj dy bullgarët në Jemen, tha eurodeputetja bullgare nga DPS Elena Jonçeva. Ata u takuan jashtë anijes “Galaxy Leader” të rrëmbyer më 19 nëntor 2023, në një..

botuar më 24-09-20 9.08.PD