“Nëse ka gabim, ka dhe falje” kjo është një thënie e vjetër popullore, e cila dhe sot e shoqëron jetën e bullgarit. Në traditat tona popullore ka ditë në të cilat falja e të gjitha shkeljeve dhe mëkateve është e detyrueshme. Më e rëndësishmja prej tyre është sot - Falja, e quajtur bullgarisht Sirnica ose Sirni Zagovezni.
Të dielën e fundit përpara fillimit të Kreshmës së Madhe të rinjtë shkojnë të kërkojnë falje nga prindërit e vet, nga pagëzuesit, nga kumbarët e kështu me radhë, njerëzit nga të cilët marrin një ndihmë dhe përkrahje gjatë vitit. Në mbrëmje, përpara se familja të ulet rreth tavolinës, në shtëpi po kështu kryhet riti për faljen e gabimeve. Më të rinjtë e puthin dorën e më të rriturve dhe thonë: “Më fal!” dhe përgjigja është: “Të faltë Zoti! Je i falur!” Pas kësaj i vjen radha darkës festive. E quajnë akoma të Lidhurat për Lamtumirë. Tradita urdhëron që gjatë gjithë ditës në të Lidhurat e Djathit të hahet djathë, gjalpë, vezë e të tjera, produkte të qumështit sepse që të gjitha ato bien nga menyja në ditën tjetër, kur fillojnë Kreshmët e Pashkës.Pas darkës i vjen radha ritualit më dëfryes për fëmijët - “hamkane”
Mbi tavolinë lidhet një fije peri prej leshi në fundin e të cilit lidhet një vezë, djathë ose hallvë e bardhë. Pas kësaj peri tundet dhe çdo një nga të pranishmit mundohet që të kapë gjërat e lidhura në të vetëm me gojë. Besimi është se ai që i pari arrin ta kapë kafshatën do të gëzojë shumë shëndet dhe fat gjatë vitit.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..
Në Muzeun Historik Rajonal të Gabrovos është ekspozuar një “copë letër” modeste drejtkëndëshe me përmasa 10 me 15 cm. Kjo është kartëmonedha e parë bullgare – një njësi prej njëzet levash me numër serial 000001. Është shtypur më 1 gusht 1885 në Shën..