Kisha emblematike e Veliko Tërnovos "40 Martirët e Shenjtë“ruan dëshmi të paçmueshme për madhështinë e sundimtarëve tanë mesjetarë. Midis tyre janë kolonat e Khanit Omurtag (815–831) dhe të vetë mbretit Ivan Asen II (1190-1241) me mbishkrimin e njohur në 13 radhë, i cili përhap dhe shpall në gjuhën bullgare fitoren e madhe të bullgarëve në Kllokotnica.

“Kisha ka ekzistuar si manastir deri në shekullin e 15-të, kur u rindërtua dhe u transformua në xhami, /nga sundimtari osman/ dhe kështu deri në fillimin e shekullit të 19. Më interesantja është se në kishë familja Asenovci kanë varrosur mbretërit bullgarë, të cilët janë me prejardhje nga kjo dinasti, mbretëreshat bullgare dhe njerëzit më të afërt nga fisi. Mjerisht, kur kisha është kthyer në xhami, që të gjitha këto varreza kanë qenë shkatërruar. Deri në ditët tona kanë arritur shumë pak artefakte. Më interesant është varri i mbretit bullgar Kallojan, bashkë me unazën-vulë të njohur të Kallojanit. Kjo është varreza evetme mbretërore nga periudha mesjetare, deri tek e cila mund të afrohemi. Sepse varreza tjetër mbretërore ndodhet në ishullin Shën Akil në Greqi - të Mbretit të madh Samuil, por ai është jashtë kufijve të Bullgarisë”- tregon doktori Ivan Cërov.

Gjatë kohës së tërmetit të vitit 1327 kisha është shkatërruar pothuajse deri në themel. Por, gjatë shekullit të 14, shenjtërorja është restauruar dhe më pas është rindërtuar shumë herë.Pavarësisht peripecive të kohës, “40 martirët e shenjtë” ruan relikte të çmuara që lidhen me traditën e shkollës artistike të Tërnovos dhe ka pasur një ndikim serioz në zhvillimin e pikturës bullgare deri në shekullin e 17-të. Deri tek ne kanë arritur dhe fragmente të veçanta prej një kalendari me piktura, mbase nga gjysma e dytë e shekullit të 13.

Kisha “40 martirët e shenjtë” lidhet edhe me një ngjarje tjetër të shënuar nga historia bullgare. Më 22 shtator 1908 në oborrin e kishës princi Ferdinand shpall me një manifest Pavarësinë e Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu Historik Regjional në qytetin Veliko Tërnovo
Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..
Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të..