Informacionet e shërbimeve bullgare nuk janë gjithmonë të sakta, tha në një konferencë bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" dhe nënkryetari i Kuvendit Gjen. Atanas Atanasov. Ka pasur deklarata nga krerët e shteteve nga vendet aleate se Rusia do ta sulmojë Ukrainën, kujton gjenerali, i cili bën pjesë në koalicionin qeverisës.
"Parashikimet tona janë se nuk duhet të pritet asnjë konflikt ushtarak në shkallë të gjerë në afat të shkurtër." "Një ofensivë ruse në shkallë të gjerë është joreale në muajt e ardhshëm." "Ne nuk ndajmë vlerësimin për një vale të madhe refugjatësh." Këto përfundime janë dhënë nga shërbimet speciale para fillimit të luftës në Ukrainë, vuri në dukje Atanasov. Ai tha se do të kërkojë informacion nëse shërbimet bullgare kanë burime të besueshme.Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..