Aktualisht, në vendin tonë ka rreth 30 mijë shtetas ukrainas dhe numri i tyre pritet të rritet në mënyrë dramatike, tha Ministri i Financave dhe Zëvendëskryeministër Asen Vasilev. Sipas tij, refugjatët që i janë drejtuar Bullgarisë për shkak të luftës në Ukrainë do të arrijnë në qindra mijëra. Sipas Policisë Kufitare, vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë hyrë 5900 persona.
Qytetarët ukrainas që banojnë në vendin tonë duhet të aplikojnë për statusin e refugjatit deri më 31 mars, në mënyrë që të marrin ndihmë prej 40 leva /rreth 20 euro/ në ditë për tre muaj. E njëjta masë do të mbështesë sektorin e turizmit - hotelet dhe vendet e akomodimit. Përveç kësaj, do të bëhen përpjekje për integrimin e përshpejtuar të refugjatëve ukrainas në tregun e punës.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..