Aktualisht, në vendin tonë ka rreth 30 mijë shtetas ukrainas dhe numri i tyre pritet të rritet në mënyrë dramatike, tha Ministri i Financave dhe Zëvendëskryeministër Asen Vasilev. Sipas tij, refugjatët që i janë drejtuar Bullgarisë për shkak të luftës në Ukrainë do të arrijnë në qindra mijëra. Sipas Policisë Kufitare, vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë hyrë 5900 persona.
Qytetarët ukrainas që banojnë në vendin tonë duhet të aplikojnë për statusin e refugjatit deri më 31 mars, në mënyrë që të marrin ndihmë prej 40 leva /rreth 20 euro/ në ditë për tre muaj. E njëjta masë do të mbështesë sektorin e turizmit - hotelet dhe vendet e akomodimit. Përveç kësaj, do të bëhen përpjekje për integrimin e përshpejtuar të refugjatëve ukrainas në tregun e punës.Në një konferencë për shtyp në Këshillin Bashkiak të Sofjes, anëtarët e larguar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” – kryetarët e bashkive të lagjeve “Ljulin” dhe “Mlladost”, Georgi Todorov dhe Ivajllo Kukurin, si dhe këshilltarët bashkiakë Dragomir Ivanov..
Lideri i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov, deklaroi në parlament se buxheti shtetëror është në minus, ndërsa fitimet e pritura nga hyrja në Shengen nuk janë të realizuara. Sipas Kostadinovit, të ardhurat shtesë do të duhej të ishin rreth..
Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill..
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit..
Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me..