Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 1920. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, 11,62% e 16 525 testeve të kryera janë pozitive. Të shtruarit në spitale janë 2744 veta, nga të cilët 365 në repartin e terapisë intensive. Të sapoardhurit janë 254, 82,28% e të cilëve nuk janë vaksinuar. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 31 persona dhe 90.32% e tyre nuk janë vaksinuar. 3776 pacientë u raportuan të shëruar.
Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 505, Varna - 249 dhe Burgas - 173.
Numri i personave të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit është 2691 veta. Tashmë në Bullgari janë 2 051 307 persona me një cikël vaksinimi të përfunduar dhe 698 796 me tre doza.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..