Faqja me informacionin e nevojshëm për ata që ikin nga lufta në Ukrainë, si dhe për vullnetarët që duan t'i ndihmojnë ata, tashmë është aktive në adresën: ukraine.gov.bg.
Platforma “Bullgaria për Ukrainën” është e disponueshme në gjuhën ukrainase, ruse, angleze dhe bullgare dhe tani ofron shpallje të ndryshme akomodimi nga njerëz të veçantë dhe institucione shtetërore.
Gjithashtu ka informacion për bazat pushimore të ministrive, departamenteve dhe kompanive shtetërore, përfshirë këtu dhe bazën pushimore të Kuvendit Popullor në Velingrad, të cilat mund të sigurojnë akomodim për refugjatët. Shumë komuna gjithashtu ofrojnë akomodim dhe vende të lira pune. Janë prezantuar edhe organizatat që marrin pjesë në sigurimin e ndihmave humanitare.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..