Kryetari i GERB-it dhe ish-kryeministri Bojko Borisov u rizgjodh unanimisht në postin e liderit të GERB-it në mbledhjen kombëtare të partisë ditën e diel, më 13 mars. “Në kohë lufte, komandantët nuk ndryshojnë”, tha ai, duke propozuar që të mbeten në poste edhe dy zëvendësit e tij, Tomisllav Donçev dhe Daniell Mitov.
Në një deklaratë politike, GERB njoftoi se do të punojë për një qeverisje të re të vendit, duke ndjekur strategjinë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Përveç kësaj ai do të formojë një qeveri në hije. Sipas partisë opozitare GERB, qeveria e tanishme ka dështuar përsa i përket luftës në Ukrainë, politikës sociale, kontrollit të çmimeve dhe inflacionit.Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..