Më 14 mars shënohet 85-vjetori i lindjes së këngëtares së madhe popullore Nadka Karaxhova - një prej zërave emblematikë të Bullgarisë. Ajo ka lindur në fshatin Tri Vodici të rajonit të Pazarxhikut, në një familje ku është luajtur muzikë popullore si në ditët e festave, ashtu edhe në ditët e javës. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe kur zëri i saj i bukur dhe sensi muzikor i bëri përshtypje kompozitorit Filip Kutev në një festival të artit amator në Plovdiv. Ai e ftoi në Ansamblin Kombëtar Folklorik, të themeluar prej tij vetëm një vit më parë (në 1951). Kështu, vetëm 16 vjeçe, Nadka u bë pjesë e ansamblit prestigjioz, në të cilin këndoi për katër dekada. Gjatë jetës së saj thoshte: “Ansambli ishte shkolla ime, universiteti im, familja ime”.
Zëri i Nadka Karaxhovës ka tingëlluar nga disa nga skenat më të mëdha botërore si soliste e Ansamblit. Në vitet 80 të shekullit të kaluar këngëtarja krijoi kuartetin "Sllavej" (“Bilbili”), i cili vazhdoi të fitonte zemrat e adhuruesve të njohur dhe të panjohur të folklorit bullgar.
Kënga e saj "Një pulë po këndon" është përfshirë në tekstet japoneze dhe fëmijët e studiojnë atë në mësimet e muzikës. Për një periudhë të caktuar Nadka Karaxhova ishte soliste e koreve "Vanja Moneva" dhe "Zërat e mëdhenj bullgarë". Ajo arriti të regjistrojë qindra këngë popullore trake, të cilat tani ruhen në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.Prej tyre zgjodhëm për ju, të nderuar miq të Radio Bullgarisë, një nga të parat me të cilën ajo u bë e famshme - "Dragana dhe Bilbili".
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..
Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..
Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..
Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e..