Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

85 vjet nga lindja e bilbilit të Trakisë – këngëtarja Nadka Karaxhova

Foto: panagyurishte.org

Më 14 mars shënohet 85-vjetori i lindjes së këngëtares së madhe popullore Nadka Karaxhova - një prej zërave emblematikë të Bullgarisë. Ajo ka lindur në fshatin Tri Vodici të rajonit të Pazarxhikut, në një familje ku është luajtur muzikë popullore si në ditët e festave, ashtu edhe në ditët e javës. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe kur zëri i saj i bukur dhe sensi muzikor i bëri përshtypje kompozitorit Filip Kutev në një festival të artit amator në Plovdiv. Ai e ftoi në Ansamblin Kombëtar Folklorik, të themeluar prej tij vetëm një vit më parë (në 1951). Kështu, vetëm 16 vjeçe, Nadka u bë pjesë e ansamblit prestigjioz, në të cilin këndoi për katër dekada. Gjatë jetës së saj thoshte: “Ansambli ishte shkolla ime, universiteti im, familja ime”.

Zëri i Nadka Karaxhovës ka tingëlluar nga disa nga skenat më të mëdha botërore si soliste e Ansamblit. Në vitet 80 të shekullit të kaluar këngëtarja krijoi kuartetin "Sllavej" (“Bilbili”), i cili vazhdoi të fitonte zemrat e adhuruesve të njohur dhe të panjohur të folklorit bullgar.

Kënga e saj "Një pulë po këndon" është përfshirë në tekstet japoneze dhe fëmijët e studiojnë atë në mësimet e muzikës. Për një periudhë të caktuar Nadka Karaxhova ishte soliste e koreve "Vanja Moneva" dhe "Zërat e mëdhenj bullgarë". Ajo arriti të regjistrojë qindra këngë popullore trake, të cilat tani ruhen në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.

Prej tyre zgjodhëm për ju, të nderuar miq të Radio Bullgarisë, një nga të parat me të cilën ajo u bë e famshme - "Dragana dhe Bilbili".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga popullore bullgare “Rajna” – pjesë e Projektit “Ura mes kulturave”

Folklori bullgar preokupon prej kohësh muzikantë nga e gjithë bota me veçantinë dhe mundësitë e tij të pashtershme. Një shembull tjetër i një prirjeje të tillë është bashkëpunimi mes muzikantëve Daniell Verstapen dhe Nina Nikolina. Në dy koncertet e..

botuar më 24-05-24 6.10.PD

Dimitër Gugov dhe mishërimet e tamburasë së tij në muzikën etno, rok dhe klasike

Tambura nuk është aspak vegla muzikore më popullore e zgjedhur nga instrumentistët për të performuar në skenat botërore. Të luash tambura në mënyrë moderne, me repertor në zhanre dhe stile të ndryshme, nuk është punë për amatorët. Për ta zbutur këtë..

botuar më 24-05-23 6.10.PD

"Në vend të përgjigjes" një nderim për të paharruarin Georgi Minçev

"Bora e kujtimit" është një nga këngët emblematike të muzikantit të ndjerë Georgi Minçevit . Dy miq të tij - Mihaill Bellçev dhe Kirill Kalev - e thurën në këngën e tyre "Në vend të përgjigjes" si nderim për të paharruarin Georgi Minçev, të cilit..

botuar më 24-05-22 8.15.PD