Testimi për koronavirusin në shkollat nuk do të hiqet për momentin, njoftoi në Plovdiv Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov, i cili dërgoi një kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ata kanë shqetësime në lidhje me numrin e të infektuarve që nuk ndryshon, kanë shqetësime edhe për të huajt që vijnë, kështu që vendimi do të jetë i tyre”, tha Denkov. Deri më tani, rreth 11 300 fëmijë dhe të rinj ukrainas kërkuan azil në Bullgari dhe për disa prej tyre tashmë u organizuan kurse të gjuhës bullgare. Sipas Ministrit sistemi ynë arsimor mund të pranojë deri në 100 mijë nxënës nga Ukraina. Kuota për pranimin e bullgarëve besarabë në universitetet bullgare do të rritet me një mijë veta, njoftoi Ministri Denkov. Sipas tij vendi do të aplikojë për financim nga qendra e përbashkët evropiane për refugjatët.
80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..
Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..
Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup..
Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill,..