2433 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit, duke u rritur me 1910 krahasuar me të hënën. Mbi 70 për qind e të infektuarve rishtazi nuk kanë vaksinua. Më shumë se 12 për qind e 20 013 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 2523 në 196 321. Në spitale u shtruan 299 të infektuar. 80 për qind e tyre nuk janë të imunizuar kundër koronavirusit. Numri i të shtruarve u ul me 189 në 2592 pacientë. 311 të infektuar janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit, 64 persona vdiqën me Covid të konfirmuar. 54 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. U shëruan 4892 veta. Të hënën u dhanë 1853 vaksina.
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV, kryeinspektori sanitar shtetëror Angell Kunçev. “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj kombinimit të..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo..