Më shumë se 150 refugjatë ukrainas janë strehuar në qytetin Svishtov dhe kanë marrë strehim dhe ushqim falas. Rreth 130 prej tyre janë të akomoduar në dy baza komunale, ndërsa pjesa tjetër janë në konviktin e Akademisë Ekonomike në qytetin e Danubit.Prindërit dhe fëmijët janë kryesisht bullgarë besarabë, të cilët kanë mbërritur me autobus përmes Durankullakut dhe Urës së Danubit pranë Ruses.
Në qytetin Svishtov mund të hyhet edhe përmes Rumanisë me tragetin Svishtov-Zimniç, por në pikën kufitare nuk ka fluks refugjatësh.Qyteti i priti qytetarët ukrainas me lutje të deputetit ukrainas dhe kryetar të Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë Anton Kisse, e cila organizon transportin e refugjatëve.
Në qytetin Svishtov, jeta e re për refugjatët fillon me kurse për fëmijët dhe të moshuarit në gjuhën bullgare, të organizuara nga autoritetet bashkiake.
Kursi i përshpejtuar per njohuri bazë të gjuhës bullgare përfshin 14 tema,ku qëllimi është, që ata të cilët ikin nga lufta të mundin më lehtë të përshtaten, të mund të bëjnë pazar, të mund të realizojnë një bisedë të thjeshtë me punëdhënësin e vet të ardhshëm, sqaron mësuesja në gjuhën bullgare të ukrainasve Galja Roshellova.
“Me ukrainasit, të cilët gjenden në qytetin Svishtov, do të punojmë çdo ditë, pa të shtunën dhe të dielën nga dy orë. Kam përgatitur një libër mësimor për të huaj, i cili fillon me temën elementare për njohjen, pason tema për familjen, për shtëpinë, për pazarin, komunikimin me miq të tjerë dhe punë”. Fillohet me alfabetin, kurse kush deri ku do të vazhdojë e vendos vetë kursisti - komenton Roshellova.
Mes nxënëseve të para, të cilat janë regjistruar për kursin e përshpejtuar falas në gjuhën bullgare është Maria Nejkova. Gruaja e re u gjend në qytetin Svishtov, duke kërkuar mbrojtje nga lufta. Ajo do që të rikujtojë gjuhën të cilën e ka mësuar si fëmijë, që të mund ta fillojë jetën e vet në Bullgari:
“Unë jam bullgare nga Ukraina. Në shkollë po kështu mësonim gjuhën bullgare, por kam harruar mjaft, sepse kjo ishte përpara shumë kohëve. Duam që ta njohim gjuhën më mirë, të mund të bisedojmë pa probleme, të komunikojmë me njerëzit, të mund të kuptohemi. Duam që të njihemi më mirë dhe të provojmë që të rregullohemi këtu. Bullgaria na pëlqen shumë.Është shumë e dashur për ne. Sikurse të kemi lindur këtu”.
Viktor dhe motra e tij Zhenja kanë ardhur në qytetin Svishtov me familjet e tyre dhe me fëmijët e vet, tani për tani nuk janë të qartë se si dhe ku do ta vazhdojnë jetën e tyre, por po kështu u ulën në bankë për të mësuar gjuhën e të parëve të tyre.
“Ne jemi nga bullgarët besarabë. Këtu i solla dhe fëmijët. Shpresoj se do të fillojmë nga pak të kuptojmë, të bisedojmë ashtu siç bisedoni ju. Akoma nuk po e di se çfarë do të bëjmë. Do të shohim – na tregoi Viktor përpara korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare Zdravka Masljanova.
Mbi 50 janë fëmijët refugjatë ukrainas në qytetin Svishtov, të cilët, pasi prindërve t'u jepet statusi i refugjatit ose mbrojtja humanitare, do të regjistrohen në kopshte dhe shkolla. Prandaj fëmijët po kështu filluan mësime të përditshme dy orësh në gjuhën bullgare.
Akoma nuk janë të shumtë punëdhënësit, të cilët u propozojnë pozita të punës qytetarëve ukrainas të ardhur, por nuk janë të shumtë dhe ata të cilët kanë rregulluar statusin e tyre humanitar këtu.
Autore: Zdravka Masljankova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: svishtov.bg
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..