Çmimi i gazit natyror nuk do të rritet me 58% në prill, siç parashikoi Bulgargaz. Këtë e garantoi kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjinë dhe Ujin, Stanisllav Todorov, duke iu referuar çmimeve në bursa që janë qetësuar ditët e fundit.
“Tregjet reagojnë në panik ndaj çdo lajmi të marrë nga zona e luftës”, shtoi ai. Sipas tij, rritja do të bëhet e qartë në ditët e fundit të marsit, por nëse llogaritet sot ajo duhet të jetë rreth 30%.
Sipas kryeministrit Kirill Petkov, kërkesa e Bulgargaz për të rritur çmimin e gazit natyror me afro 60% është për shkak të veprimeve të ish-menaxhmentit të kompanisë, e cila refuzoi lëndën e parë të lirë azere. Ai bëri të ditur se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje të re me Azerbajxhanin në mënyrë që vendi ynë të marrë sërish sasi më të lira.Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..