Çmimi i gazit natyror nuk do të rritet me 58% në prill, siç parashikoi Bulgargaz. Këtë e garantoi kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjinë dhe Ujin, Stanisllav Todorov, duke iu referuar çmimeve në bursa që janë qetësuar ditët e fundit.
“Tregjet reagojnë në panik ndaj çdo lajmi të marrë nga zona e luftës”, shtoi ai. Sipas tij, rritja do të bëhet e qartë në ditët e fundit të marsit, por nëse llogaritet sot ajo duhet të jetë rreth 30%.
Sipas kryeministrit Kirill Petkov, kërkesa e Bulgargaz për të rritur çmimin e gazit natyror me afro 60% është për shkak të veprimeve të ish-menaxhmentit të kompanisë, e cila refuzoi lëndën e parë të lirë azere. Ai bëri të ditur se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje të re me Azerbajxhanin në mënyrë që vendi ynë të marrë sërish sasi më të lira.Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..