Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Asgjë nuk e justifikon shkeljen e sovranitetit kombëtar të Ukrainës

Rumen Radev (majtas) dhe Klaus Johannis
Foto: BGNES

"Pavarësisht nga preteksti për luftën në Ukrainë, asgjë nuk mund të justifikojë shkeljen e sovranitetit kombëtar të vendit, viktimat, shkatërrimet dhe vuajtjet e mëdha," tha Presidenti Rumen Radev në Bukuresht pas takimit me homologun rumun Klaus Johannis. Ai shtoi se lufta pranë kufijve tanë po ndryshon rrënjësisht mjedisin e sigurisë në rajon. "Rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit në rajon janë fakt," tha ai. Sipas Presidentit bullgar, kriza në Ukrainë ka nxjerrë në pah nevojën për lidhje gjithëpërfshirëse midis Rumanisë dhe Bullgarisë – në fushën e infrastrukturës, transportit, energjisë, lidhjeve digjitale dhe teknologjive për sa u përket tubacioneve të reja të furnizimit me karburant.

Nga Rumania, Rumen Radev kërkoi një përgjigje të qartë nëse avionët luftarakë MiG-29 do të mund të shërbehen në Rusi, ose kjo mund të bëhet në një vend tjetër. Në rast të kundërt, rrezikojmë që qielli në Bullgari të mbete i pambrojtur, deklaroi Kreu i Shtetit bullgar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD