Serbia nuk do të lejojë që destabiliteti nga Ukraina të përhapet në Ballkan
Serbia është shtylla e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe nuk do të lejojë që asnjë destabilitet të përhapet në këtë pjesë të Evropës. Këtë e deklaroi Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç në një takim në Beograd me Kancelarin austriak Karll Nehamer, transmeton TANJUG. Bërnabiç falënderoi për mbështetjen e Vjenës për integrimin evropian të Serbisë. Për nga investimet totale, Austria është partnerja e dytë më e rëndësishme e Serbisë pas Gjermanisë. Deri më tani kompani austriake investuan 2585 miliard euro në vend duke punësuar më se 22 mijë veta. Në vitin 2021 shkëmbimi dypalësh tregtar ishte 1.36 miliard euro. Kjo është me 28 për qind më shumë sesa në vitin 2020, theksoi Bërnabiç. Pas Beogradit kancelari austriak vizitoi edhe politikanët në Sarajevë, njofton gazeta “Politika”.
Mali i Zi kërkon rrugëdalje nga kriza qeveritare
Është gati marrëveshja për formimin e qeverisë në Malin e Zi, hartuar nga i propozuari për postin kryeministër Dritan Abazoviç. BTA citon radion malazeze “Antena M”, se prapa kabinetit të ri do të qëndrojnë 40 deputetë nga 10 parti. Marrëveshja qeverisëse parashikon zgjedhjen e magjistratëve më të lartë gjyqësorë dhe reforma gjyqësore në përputhje të Kushtetutës, sipas standardeve të BE-së dhe këshillave të Komisionit të Venecias. Parashikohet miratimi i një ligji për hetimin e prejardhjes së pronës. Ndër detyrat e rëndësishme është edhe reforma zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, duke garantuar përfaqësimin e pakicave nëpërmjet caktimit të numrit të mandateve për deputetët shqiptarë.
Priten të dhëna për rënien e popullsisë në Maqedoninë e Veriut
Më 30 mars do të shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, tha para TV24 Drejtori i Dikasterit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski. “Është një iluzion të pritet rritja e popullsisë, kur ka rritja e emigracionit. 16 vite më parë u bë një strategji demografike shumë e gabuar, e cila kishte në fokus natalitetin por emigrojnë të rinjtë që mbartin lindshmërinë.Ne kemi nevojë për një lloj tjetër politike. Të gjithë duhet të kenë mundësi për punë dhe pagë të mirë, mundësi për arsim e shëndetësi cilësore, si dhe komunikim të mirë, por edhe nëse bëhet kjo nuk mund të pritet bum demografik”, komentoi Simovski. Të dhënat e fundit zyrtare për popullsinë në vend janë nga viti 2002.
Turqia tërheq kompanitë amerikane që ikin nga Rusia
1100 kompani amerikane që operuan në Rusi do të transferojnë disa nga veprimtaritë e tyre në Turqi, tha në Ankara Majrën Briljant, Nënkryetar Ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë së SHBA-së, njofton gazeta “Hurriyet”. Duke nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Këshillin e Dhomave Turke të Tregtisë dhe Shkëmbimeve, i ftuari tha se Turqia mund të tërheqë investime në kujdesin shëndetësor, energjinë, teknologjitë e informacionit, industrinë ushqimore dhe bujqësinë. “Ne e shohim Turqinë si një qendër tregtare në rajon”, tha Briljant, duke i kërkuar vendit të përmirësojë digjitalizimin, infrastrukturën dhe të sigurojë një mjedis më tërheqës për investitorët. Kryetari i Këshillit Rifat Hisarxhëklëoglu shprehu shpresë që tregtia dypalëshe të arrijë në 100 miliardë dollarë.
Rumania nis prodhimin e mjeteve të blinduara për këmbësorinë
Fabrika mekanike UMB në Bukuresht do të prodhojë 227 automjete të blinduara “Piranha” në partneritet me firmën amerikane “General Dynamics European Land Systems Rumania”, njoftoi Ministri i Ekonomisë Florin Spëtaru. Në ceremoninë e nënshkrimit, Kryeministri Gjen. Nikollae Çuka tha se Rumania është tashmë ndër vendet e para që prodhon teknikë dhe pajisje moderne ushtarake, transmetoi AGERPRES. Spëtaru e quajti projektin, i cili përfshin gjithashtu kompani të tjera private rumune, “një fillim për industrinë rumune të mbrojtjes”. Ai pret që partneriteti “të gjenerojë vlerë të shtuar, projekte dhe produkte që janë aq shumë të nevojshme për momentin në industrinë e mbrojtjes dhe në rajon” dhe Rumania të bëhet një eksportues rajonal i pajisjeve në industrinë e mbrojtjes.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES, hurriyetdailynews.com, romania-insider.comAthina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..