Avioni i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, u ul në bazën e Forcave Ajrore Bezmer. Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Dragomir Zakov, Austin vjen për një vizitë pune dyditore në Bullgari për të diskutuar me Ministrinë tonë të Mbrojtjes perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit dypalësh. Gjatë vizitës, Zakov dhe Austin do të zhvillojnë një takim me ushtarakë nga të dyja vendet, të cilët po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët bullgaro-amerikane në poligonin Novo Sello.
Sipas Ministrit Zakov, me ftesën ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Bullgaria jep një sinjal të qartë se është një aleat i besueshëm i NATO-s. Zakov theksoi se për herë të parë po përgatitet një batalion bullgar në poligonin e Novo Sellos, i cili është nën komandën operacionale të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të NATO-s në Evropë. Sipas Zakovit, trajnimi i përbashkët bullgaro-amerikan është i rëndësishëm që forcat tona të armatosura të fitojnë gatishmëri luftarake dhe të reagojnë nëse është e nevojshme në një situatë më të rëndë në veprime të përbashkëta me aleatët tanë. Nga ana e tij, Lloyd Austin falënderoi ushtarakët e përfshirë në përgatitjet dypalëshe për përpjekjet e përditshme për rritjen e ndërveprimit.
Sipas planeve të shpallura të NATO-s, parashikohet që në vendin tonë të ketë 900 trupa, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë grup luftarak. Pritet që shtete të tjera të NATO-s të plotësojnë aftësitë tona.
Vizita e Lloyd Austin në Bullgari vjen pas vizitës së tij në Sllovaki, e cila premtoi se do t'i sigurojë Ukrainës MiG-29 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-300, por vetëm nëse NATO-ja siguron hapësirën e saj ajrore. Pritet që tema të ngrihet në bisedimet zyrtare me Kryeministrin dhe Ministrin bullgar të Mbrojtjes të shtunën, më 19 mars.
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas..
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave..
Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në..