Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borisov, Goranov dhe Arnaudova u liruan

| rinovuar më 22-03-19 1.31.MD
Foto: BGNES

Kryeministri Kirill Petkov e komentoi lirimin e Borisov, Goranov dhe Arnaudova si "sabotim të Prokurorisë së Republikës së Bullgarisë nën udhëheqjen e zotit Geshev /Prokurori i Përgjitshëm i Billgarisë/". Në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Brendshëm Bojko Rashkov, Petkov tha se “Prokuroria përsëri sillet si avokate kur bëhet fjalë për personat e akuzuar për korrupsion. Sipas Kryeministrit, dokumentet për aktakuzë po fshihen dhe informacionet që janë të njohura dhe tashmë të disponueshme në Prokurorinë Evropiane po injorohen.

Sipas Petkovit, pengohet veprimtaria e kujtdo që tenton të punojë kundër korrupsionit në vendin tonë. "Do të ketë informacion shumë të qartë në nivel të BE-së se si ata në të vërtetë veprojnë dhe çfarë kanë bërë," shtoi ai.

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov tha se Prokuroria ka bërë gjithçka që është e mundur për të shtypur punën e një shërbimi në Ministrinë e Brendshme që të mos sqarohet kurrë nëse ndonjë nga të arrestuarit ka kryer krime. Sipas Rashkovit, Prokuroria ka nxjerrë konkluzione për një rast që sapo ka filluar dhe për të cilin nuk ka pasur kohë për të mbledhur prova.

Para syve të mbështetësve dhe anëtarëve të partisë së vet, ish-Kryeministri Bojko Borisov dhe kreu i GERB-it u lirua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kombëtare. Borisov deklaroi se kundër tij nuk është ngritur asnjë akuzë. Ish-Ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe PR-ja e Borisovit Sevdelina Arnaudova u liruan gjithashtu nga paraburgimi. Avokati i Borisovit, Menko Menkov, sqaroi se arsyeja e ndalimit 24 orësh është zhvatje, por nuk është shënuar se cili person është zhvatur, kur, si dhe për çfarë arsye.

Menkov shtoi se procedurën paraprake MPB-ja e ka nisur me 17 mars për shkaqe urgjente, por ky është një inspektim i nisur pas një sinjali që nga 10 dhjetori. Atëherë Borisov ka ardhur për të dhënë shpjegime, ndërsa sinjali është i bazuar në njoftimet në media.

Menjëherë pas lirimit të të arrestuarve, një zëdhënës i Prokurorisë së Qytetit të Sofjes tha se rasti nuk është raportuar në tërësi dhe se do të bëhen analiza të mëtejshme. Sipas Prokurorisë së Qytetit të Sofjes, nuk ka hipotezë për urgjencë në operacionin policor për ndalimin e Borisovit, Goranovit dhe Arnaudovës, pasi rrethanat e këtij rasti dihen prej kohësh. Kjo është arsyeja që në këtë moment të mos ngrihen akuza, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me ligjin. Në rast të rrethanave të reja, mund të ngrihen akuza, shtoi zëdhënësja e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD