Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbulime të reja shkencore u prezantuan nga Instituti i Mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave

Foto: microbio.bas.bg

Instituti i Mikrobiologjisë “Stefan Angellov” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënoi solemnisht 75 vjetorin e vet. Historia e shquar e këtij institucioni të rëndësishëm për vendin tonë filloi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1947, kur në përgjigje të nevojës së atëhershme të shoqërisë për të luftuar sëmundjet infektive, filluan kërkimet e synuara në këtë fushë.Temat e para të cilat i përpunuan mikrobiologët ishin në fushën e mjekësisë dhe të bakteriologjisë veterinare dhe virusologjisë. Shumë shpejt pas kësaj filluan dhe  studimet e para të mjedisit të mikrobit në ushqimet tradicionale bullgare, si kosi dhe djathi i bardhë i kripur dhe veçanërisht përfitimet e tyre për shëndetin e njeriut.Sot, mikrobiologët nga Instituti punojnë mbi krijimin e preparateve, të lidhura me ngadalësimin e plakjes së qelizave, për trajtimin e psoriazës dhe formulat që mbështesin imunitetin e njeriut.

Në lidhje me përvjetorin drejtoresha e Institutit profesoresha Penka Petrova shënoi se në fushën e ekologjisë, arritjet janë të lidhura më tepër me zbulimin ellojeve të reja të baktereve dhe majave që mund të shpërbëjnë substanca toksike në ujë dhe të mikroorganizmave të aftë për të zbërthyer mbetjet celuloze gjatë misioneve të gjata në hapësirën kozmike.

Prof. Penka Petrova

Profesoresha Petrova rikujtoi në një intervistë të dhënë për Agjencinë Telegrafike Bullgare se tek ata tanimë është përpunuar prototipi  i vaksinës bullgare kundër Covid-19. Projekti është i financuar nga Instituti “Pastor” në Paris dhe është vlerësuar me një notë të lartë për punën e shkencëtarëve tanë.

Në konferencën festive, kushtuar përvjetorit të Institutit të Mikrobiologjisë u përfshinë një sërë shkencëtarësh të rinj me përpunimet e tyre më të reja, të drejtuara ndaj përmirësimit të cilësisë së jetës.

Mes shpresave të reja në shkencë është Kristiana Amirova, doktorante në Laboratorin e Metabolomikës në Departamentin e Teknologjive Biologjike në Akademinë Bullgare të Shkencave. Së shpejti ajo do të mbrojë një disertacion kushtuar kërkimit të ri mbi dy molekula natyrore të nxjerra nga një bimë e rrallë, por shumë e vlefshme në Bullgari:

Kristiana Amirova

“Kjo bimë është “Lulja e Orfeut” dhe ideja është që të ndikojmë mbi 1000 gjene në trupin e njeriut, dhe ato nga ana tjetër të jenë përgjegjës për mbrojtjen antioksidues të trupit dhe të rregullojnë shumë gjëra gjatë inflamacionit. Në praktikë, kemi për qëllim që përmes këtyre molekulave natyrore të mund të ndikojmë mbi shëndetin e njeriut dhe të mund ta ndihmojmë. Vite të tëra me radhë kimia është një pjesë nga jeta e njerëzve, por ne duam të jemi më miqësorë me natyrën. Kështu, ne shkelim mbi zbulime të bëra nga paraardhësit tanë dhe me ndihmën e metodave moderne aktualisht dëshmojmë efikasitetin e tyre. Tani shikojmë se cili është mekanizmi i veprimit të këtyre bimëve mjekësore.”

Lulja e Orfeut (Haberlea rhodopensis)

Dhe meqenëse “Lulja e Orfeut” është në “Librin e Kuq” të Bullgarisë dhe mbledhja e saj është e ndaluar me ligj, shkencëtarët mikrobiologë kanë gjetur mënyrë ta kultivojnë në kushte laboratorike. “Kjo është puna e shkencëtarit - të kontribuojë dhe të ndihmojë për shëndetin e njeriut - thotë Kristiana Amirova:

“Në Bullgari ka mundësi të shumta, në sajë të financimit evropian, kurse njeriu duhet të bëjë vetëm një hap të vetëm në këtë drejtim. Instituti po përpunon molekula të tilla, me të cilat do të mundim të ndihmojmë gjatë përballimit të pandemive të tilla virusale si Covid-19, por kjo është diçka me të cilën do të duhet të mësohemi të jetojmë. Akoma është shumë herët për të thënë, se do të gjendet një ilaç për të luftuar viruset dhe sëmundjet e tjera infektive”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: microbio.bas.bg, BGNES, arkiv personal, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në hap me kohën, Sinodi lëshon një aplikacion ortodoks për të rinjtë

Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..

botuar më 25-11-03 10.09.PD

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD