Pavarësisht parashikimeve të zymta, çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe luftës në Ukrainë, sezoni turistik dimëror në Bullgari është i suksesshëm, sipas Sistemit të Unifikuar të Informacionit Turistik të Ministrisë së Turizmit.
Hotelet për muajin dhjetor dhe janar kishin 556 667 vizitorë, ose dy herë më shumë se një vit më parë. Por frekuentimi është ende 67 për qind e sezonit para pandemisë.
Turistët britanikë dhe izraelitë u kthyen. Tregu bullgar mbetet më i rëndësishmi për hotelierët. Më pas në numër janë turistët nga Greqia, Rumania, Turqia, Britania, Italia, Gjermania, Rusia dhe Maqedonia e Veriut. Për shkak të mbulesës së madhe të borës, pistat do të jenë të hapura deri më 10, ndërsa në se është e mundur deri më 17 prill.
Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..
Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..