Me rastin e 100 diteve te para të hyrjes së tij në detyrë, Kryeministri Kirill Petkov iu drejtua qytetarëve bullgarë. "Në ditën kur u betuam, Komisioni Rregullativ i Energjisë dhe Ujit propozoi një rritje të madhe të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike dhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet botërore filluan të rriten," filloi ai. Kryeministri vuri në dukje se për 100 ditë kabineti ka mbajtur çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në nivelet e verës së kaluar dhe në muajin prill do të ketë një mbështetje të madhe financiare për bizneset me një tavan të ri më të lartë.
Në bilancin e tij, Kirill Petkov u fokusua edhe në tejkalimin e krizës Covid, sigurimin e ndihmës së domosdoshme për ata që ikin nga lufta në Ukrainë dhe në përfundimin e çështjeve teknike për Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.
“Në fushën e korrupsionit lufta është e vështirë – në fakt nuk kemi një Prokurori funksionuese dhe hapat janë më të ngadaltë”, tha ai. Ai vuri në dukje edhe opozitën e fortë që qeveria ka hasur në punën e saj në interes të shoqërisë. Na vjen mirë që ndryshimi po vjen, ndonëse me hapa më të vegjël nga sa duam, por në drejtimin e duhur”, përfundoi Kirill Petkov.Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..
74% e rumunëve pajtohen me shërbimin ushtarak vullnetar Afro 3/4 e rumunëve, ose 74.2%, janë dakord me vendosjen e shërbimit ushtarak vullnetar. Këtë e tregon një sondazh i agjencisë sociologjike INSCOP nga fillimi i shtatorit, i kryer me..
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dha një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku deklaroi: "Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgaria dhe populli bullgar janë një aleat dhe mik i besueshëm për ju." Ne jemi të gatshëm të..