Qytetarët ukrainas, të cilët kanë status të përkohshëm të mbrojtjes në vendin tonë janë tashmë mbi 19 mijë. Sipas statistikave zyrtare të portalit "Bullgaria për Ukrainën", vetëm brena një dite rritja është me 2800 njerëz. Numri i ukrainasve që kanë kërkuar azil në Bullgari është 56 660, 22,000 prej tyre janë fëmijë.
Pas një aksioni të përbashkët humanitar të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe të Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë, nga Mariupoli u evakuuan 49 ukrainas me origjinë bullgare. Sipas koordinatorëve, ekzistojnë mundësi për evakuimin e akoma dy autobusëve më qytetarë që ikin nga veprimet luftarake.
Aktualisht, shteti ynë zhvillon një mekanizëm, sipas të cilit qytetarët ukrainas me status të përkohshëm të mbrojtjes do të marrin vauçerë me vlerë 100 leva /rreth 50 euro/, si një ndihmë e njëfishtë, për ushqim dhe mallra të dorës së parë. Nëse ata kanë një regjistrim të adresës aktuale, do të kenë të drejtën e ndihmave të tjera.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..