Qytetarët ukrainas, të cilët kanë status të përkohshëm të mbrojtjes në vendin tonë janë tashmë mbi 19 mijë. Sipas statistikave zyrtare të portalit "Bullgaria për Ukrainën", vetëm brena një dite rritja është me 2800 njerëz. Numri i ukrainasve që kanë kërkuar azil në Bullgari është 56 660, 22,000 prej tyre janë fëmijë.
Pas një aksioni të përbashkët humanitar të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe të Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë, nga Mariupoli u evakuuan 49 ukrainas me origjinë bullgare. Sipas koordinatorëve, ekzistojnë mundësi për evakuimin e akoma dy autobusëve më qytetarë që ikin nga veprimet luftarake.
Aktualisht, shteti ynë zhvillon një mekanizëm, sipas të cilit qytetarët ukrainas me status të përkohshëm të mbrojtjes do të marrin vauçerë me vlerë 100 leva /rreth 50 euro/, si një ndihmë e njëfishtë, për ushqim dhe mallra të dorës së parë. Nëse ata kanë një regjistrim të adresës aktuale, do të kenë të drejtën e ndihmave të tjera.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..