Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të kuruarit nga Covid-19 në 24 orët e fundit janë 3 herë më shumë se të sapoinfektuarit

Foto: BGNES

1176 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve rishtazi është ulur me 522 krahasuar me një ditë më parë. 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 11.2% e 10 528 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve aktivë është ulur me 3149 veta në 183 892. 179 persona të infektuar u shtruan në spitale. 77% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri total i pacientëve të shtruar u zvogëlua deri në 1953 veta. 214 persona të infektuar janë në repartet e terapisë intensive.

Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh, 14 persona vdiqën me Covid të konfirmuar. 11 nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. U shëruan 4301 veta. Të mërkurën u bënë 1907 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD